Reperja Enchanting, e cila kishte nënshkruar me Atlantic Records të Gucci Mane, ka vdekur të martën, më 11 qershor, sipas të dhënave publike nga ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Dallas.
Muzikantja, emri i vërtetë i të cilës është Channing Nicole Larry, ishte 26 vjeçe. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar.
Gucci Mane ia dedikoi një postim.
“Shumë i trishtuar që duhet t’i them lamtumirë një zonje të re kaq të mrekullueshme, një ylli të vërtetë, të gjithëve na mungon”.
Ajo gjithashtu bashkëpunoi me K Shiday, Gucci Mane, Key Glock dhe të ndjerin Big Scarr në një nga këngët e saj më të mëdha, “No Luv”.