Vdes dirigjenti i njohur shqiptar

By

Sot ka ndërruar jetë dirigjenti i njohur me origjinë nga Shkodra, Kujtim Alija.

Alija për shumë vite ishte organizator i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendre kulturore të fëmijëve në Shkodër.

Dirigjenti i njohur Kujtim Alija mban titullin si “Mjeshtër i madh”.

Alija vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri i Shkodreësë “Migjeni” të cilët thanë se vdekja e dirigjentit është humbje e madhe.

“Sot u nda nga ne Mjeshtri i Madh Kujtim Alija. Ky largim fizik i mjeshtrit është një humbje e madhe për familjen, kulturën, artin, Shkodrën e Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Migjeni”.

Ceremonia mortore nis në orën 08.45 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve me përcjelljen e kortezhit, deri tek monumenti i Luigj Gurakuqit, nga Orkestra Frymore e Qytetit.

Nga ora 09:00 deri në orën 11:00, në teatrin “Migjeni” zhvillohen homazhet .

Artikuj të ngjashëm