Vdes artistja e njohur e muzikës

By

Këngëtarja e muzikës country, Loretta Lynn, ka vdekur në moshën 90 vjeçare, ajo ishte një nga yjet më të njohura të këtij lloji të muzikës në Amerikë, si dhe një nga gratë më feministë.

Lajmin për vdekjen e bëri të ditur familja e saj, me anë të një cicërime në Twitter.

“Nëna jonë e çmuar, Loretta Lynn, ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes, më 4 tetor, në gjumë, në fermën e saj të dashur në Hurricane Mills”, thuhet në deklaratë.

Në botën e mbizotëruar nga meshkujt e muzikës country në vitet 1960 dhe 1970, Lynn ndërtoi një reputacion si një feministe, e cila ishte mjaft e guximshme dhe mjaft e talentuar për të shkruar këngët e saj.

Në “Rated X” ajo këndoi për pabarazitë mes grave dhe burrave, kënga e saj “The Pill” iu kushtua të drejtës së grave që iu dha për të vendosur për lindjet e fëmijëve. Ajo, gjithashtu, këngë iu kushtoi edhe burrave që ishin abuzues ndaj grave.

Hitet e saj më të mëdha ishin “Fist City”, “Don’t Come Home a’Drinkin”, “You Ain’t Woman Enough” dhe “Coal Miner’s Daughter”.

Artikuj të ngjashëm