Lisa Loring, e cila luajti e para rolin e Wednesday në shfaqjen ikonë televizive “The Addams Family”, ka vdekur në moshën 64-vjeçare.
Personazhi ikonë i Loring, Wednesday Addams, ishte rikthyer në qendër të vëmendjes së fundmi falë shfaqjes hit të Netflix me Jenna Ortega në rolin e vajzës së Morticia dhe Gomez Addams.
Shfaqja origjinale e “The Addams Family” u zhvillua për dy sezone nga viti 1964 në 1966 me gjithsej 64 episode dhe Loring e mori rolin kur ishte gjashtë vjeçe.
Karakteri i saj ishte i ëmbël por edhe i zymtë dhe i pëlqente të mblidhte kafshë shtëpiake rrëqethëse, duke përfshirë një hardhucë të quajtur Lucifer, një merimangë vejushë të zezë të quajtur Homer si dhe një kukull pa kokë.
Loring vazhdoi të riprodhonte rolin e saj si Wednesday në filmin televiziv të vitit 1977 “Halloween with the New Addams Family”.
Roli u portretizua gjithashtu më vonë nga Christina Ricci, 42 vjeç, e cila luajti si Wednesday në filmin hit të vitit 1991 “The Addams Family” dhe vazhdimin e tij, “Addams Family Values”.
Loring u martua katër herë dhe ka lënë pas dy vajzat e saj Marianne dhe Vanessa, dhe nipërit e saj, Emiliana dhe Charles.
Vajza e saj Vanessa Foumberg konfirmoi vdekjen e nënës së saj për Variety, duke thënë: “Ajo shkoi në mënyrë paqësore me të dy vajzat e saj duke ia mbajtur duart”.
Me vdekjen e Loring, Astin tani është anëtari i fundit i mbijetuar i kastit origjinal të “The Addams Family”.
Pas përfundimit të “The Addams Family”, Loring vazhdoi të shfaqej në serialin “The Pruitts of Southampton”.
Ajo gjithashtu pati role në “The Girl From U.N.C.L.E.”, “Fantasy Island” dhe “Barnaby Jones”, përpara se të fitonte një rol të përsëritur si Cricket Montgomery në “As the World Turns” nga viti 1980 në 1983.
Kontributi i saj i fundit në aktrim ishte në vitin 2015 me filmin “Doctor Spine”.