“Vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare”

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se lajmi për vdekjen e Vjosa Berishës, është shumë i rëndë dhe i dhimbshëm.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi tregoi se me regjisoren Berisha njihej për një kohë të gjatë, dhe thotë se ajo ishte profesioniste e rrallë, një menaxhere e pashoqe, një mike e sinqertë dhe, mbi të gjitha, një person i dashur, me shumë vullnet, ide dhe kreativitet.

“Vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës”, ka shkruar Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Sa i rëndë e i dhembshëm lajmi për vdekjen e hershme të mikes së madhe, regjisores së veçantë e aktivistes së parreshtur, Vjosa Berisha.

Kam pas fatin që me Vjosën të njihemi gjatë e të bashkëpunojmë në projekte të ndryshme. Ka qenë një profesioniste e rrallë, një menaxhere e pashoqe, një mike e sinqertë dhe, mbi të gjitha, një person i dashur, me shumë vullnet, ide dhe kreativitet.

Vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës.

Ngushëllimet më të sinqerta Fatosit, Lekës, familjes së gjërë dhe tërë komunitetit artistik.

Do të na mungosh shumë, shoqe e dashur!

Artikuj të ngjashëm