Dita e sotme nuk ka qenë aspak e mirë për këngëtaren Yllka Kuqi. Nga jeta, është ndarë në mënyrë të papritur tezja e saj dhe kjo ka tronditur thellë Yllkën.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ajo iu ka kërkuar falje gjilanasve ku kishte për të kënduar sonte.
‘Te dashur adhurues, ju njoftoj dhe ju kerkoj ndjese qe sonte nuk do te jem ne Imprevu Gjilan, per shkak te vdekjes se papritur te tezes sime. Humbja dhe dhimbja jane njerezore dhe i ndjejme secili prej nesh. Besoj se do te kemi raste tjera te jemi bashke.
Sinqerisht Yllka’ – është shprehur këngëtarja. /Prive.al/