Varroset Gazmend Hyseni, producenti i njohur: ‘Na shkoi më i miri’

By

Është varrosur sot në mesditë në Ferizaj sipas ceremonive fetare Gazmend Hyseni i njohur si Strella.

Të pranishëm në varrimin e tij kanë qenë shumë persona, mes tjerash fytyra publike.

Lamtumirën e fundit, Hysenit ia ka dhënë edhe producenti i njohur, Bini Nebihu

Krijuesi i shumë hiteve, mik prej një kohe të gjatë me të ndjerin në foton nga ceremonia është shprehur:

“Na shkoi më i miri. Pusho në paqe Strellë”.

30-vjeçari u vra në orët e para të së shtunës nga vëllai i reperit Buta, Qëndrimi.

Edhe zyrtarisht në versionin e autoriteteve të rendit, besohet që vrasja u bë për shkak të djegies së veturës së reperit Buta në vlerë prej 70,000 eurosh, vepër për të cilën, vëllai i tij, dorasi Qëndrim Januzi, ka qenë i bindur që ka ndodhur nga Gazmendi, dikur mik i afërt i tyre. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm