Valdeti dhe Valdrina ishin çifti më i komentuar i rrjeteve sociale në nëntorin e vitit të kaluar.
Kriza e tyre në raport personal, u ndoq hap pas hapi nga të gjitha mediat dhe një pjesë e madhe e publikut.
Por ata u pajtuan! Dhe menjëherë pas pajtimit dyshja ndanë lajmin se po bëhen prindër për herë të parë.
Ndërkaq, sot me anë të një postimi në llogaritë e tyre në Instagram çifti dha lajmin se kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.
Në postimin që ata kanë ndarë janë shkëputur edhe momente të takimit me bekimin e tyre të vockël./Prive.al