Është ende vetëm edhe 24 vjeç, megjithatë ai ka simpatinë e vajzave të cilat e pëlqejnë personalitetin e tij simpatik dhe sigurisht, muzikën e bukur që bën.
Yll Limani e ka pranuar në një intervistë për Klan Kosovën, se ka pasur ca telashe me dashurinë këtë vit, prandaj edhe bën ato këngët që na bëjnë të gjithëve të vuajmë.
“E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst”.
“2019-ta më ka shkuar si vrënët në dashuri”, ka deklaruar Ylli për Klan Kosovën, pas performancës në Sunny Hill Festival.
Ndërsa përvec kësaj, ai ka thënë se ka një limit moshe kur parapëlqen të martohet!
“Nuk martohem pa u bërë 30 vjecar”, ka thënë Limani.
Intervistën e tij të plotë e gjeni në linkun më poshtë: