Ella, vajza e madhe e Emina Çunmulajt, por shumë e vogël në moshë, që tani ka mësuar se si të kujdeset për të motrën dhe të marrë përgjegjësi.
Vogëlushja dy vjeçare, po e vishte Mia Sorayan e cila është e bija e dytë e Eminës, të cilën modelja e solli në jetë vetëm para ca muajsh.
Dhe Emina e xhiroi këtë moment dhe e futi në Instagram, ku dokumenton gjatë tërë kohës momente nga jeta e saj familjare, dhe është tejet e adhurueshme.
Vogëlushja Ella po e vishte të motrën e saj dhe kjo sigurisht që tani e mëson të marrë përgjegjësi dhe të tregohet e dashur e e kujdesshme me të tjerët!