Urimi i Vanessa Hudgens për ditëlindjen e të dashurit të saj, do ua shkrijë zemrat

By

Urime ditëlindjen, Austin Butler! Aktori mbush plot 28 vjet dhe e dashura e tij ka ca fjalë të ëmbla për të.

Vanessa Hudgens dhe Austin Butler u bënë bashkë në vitin 2011 për të mos u ndarë asnjëherë. E këtë mund ta kuptojmë në fjalët që ata thonë për njëri tjetrin.

“URIME DITËLINDJEN për dashurinë time, gjysmën time tjetër, Frymëzimin dhe përkrahësin tim të vazhdueshëm. Miku im më i mirë. Gjithçka e imja”, ka shkruar aktorja 30-vjeçare në Instagram. “28 do të jenë zjarr.”

Hudgens ndau dy foto të saj dhe Butler. Njëra i tregon ata duke shikuar në kamerë, me dorën e saj rreth qafës dhe shpatullës, dhe tjetra tregon atë duke prekur flokët e tij.

Vanessa Hudgens, Austin Butler, 28th Birthday, InstagramVanessa Hudgens, Austin Butler, 28th Birthday, Instagram

“Është e vështirë për mua ta them më fjalë se çfarë do të thotë Vanessa për mua”, tha Butler për E!News, në premierën e Once Upon a Time … in Hollywood, në korrik. “Unë jam frymëzuar aq shumë nga ajo çdo ditë dhe thjesht e dua atë me gjithë qenien time.”

Vanessa Hudgens, Austin Butler, Instagram

Artikuj të ngjashëm