Vite më parë ishin çifti ndër më të pëlqyerit në estradë. Prezantuesja Luana Vjollca dhe këngëtari Adrian Gaxha u përfolën mjaft për lidhjen e tyre e cila nuk u kuptua kurrë se kur u nis e kur përfundoi.
Ndarjet, ribashkimet për të disatën herë, dedikimet në këngë ishin temat që zunë vend në faqet e shtypit rozë.
Kohëve të fundit Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca u panë mjaft të afërt në koncertet e Summer Fest duke shkëmbyer edhe batuta me njëri-tjetrin.
Por duket se afërsia nuk ka mbetur vetëm në kuadrin e shakave përpara kamerave por ka kaluar në një stad tjetër pasiqë janë fotografuar vetëm ata dy së bashku në Ulqin.
Sipas burimeve pas lidhjes që rezultoi me fejesë, ndarjes, lidhjes së sërishme, çifti është ribashkuar për të tretën herë. /Prive.al/
n