UNIKKATIL NESËR GATI KËNGËN E RE

By

Për shumëkë ai është sinonimi i mbretit të repit shqiptar. Viktor Palokaj përmes muzikës që kultivon bashkë me anëtarët e tjerë të TBA ka shkruar historinë jo vetëm në trojet tona por edhe më gjerë.

Unikkatil tashmë e ka shëndrruar në ‘traditë’ që të publikoj shumë rrallë projekte të reja. I fundit, ishte ai me Presionin dhe Big T i titulluar ‘Si ni vakt’ që u pasua me një koncert të mbajtur verën e shkuar në Fribourg të Zvicrrës.

Mirëpo vera e vitit 2015, nuk do të kalojë pa një krijim nga Viktori. Tash e sa kohë në rrjete sociale paralajmërohet se kënga e re në versionin audio do jetë gati me 1 Gusht.

Edhe pse nuk dihen detaje të hollësishme, realizmi muzikor i “Conqueror Records” po pritet me padurim nga shumë fansa. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm