UNICEF në Serbi reagon pas postimit të flamurit “Autochthonous” nga Dua Lipa

By

Së fundmi postimet e Dua Lipës, të Xherdan Shaqirit teksa bën shqiponjën me duar, kërkesa që Apple të vendosë Kosovën në hartë dhe së fundmi postimi i hartës së Shqipërisë së Madhe, ka nxitur urrejtje të jashtëzakonshme ndër përdorues serbë.

Postimet e saj krijuan bujë të madhe në mesin e atyre që fuqimisht kundërshtonin këngëtaren.

Së fundmi edhe UNICEF dega në Serbi reagoi ndaj përplasjeve online e cila thotë se Dua Lipa nuk është ambasadore e tyre dhe qëndrimet e saj nuk janë të UNICEF.

“Te dashur miq,Faleminderit që treguat postimin nga këngëtarja Dua Lipa.Ne dëshirojmë t’ju informojmë se Dua Lipa nuk është një Ambasadore e UNICEF dhe nuk flet për UNICEF. Si shumë të tjerë, ajo ka mbështetur punën tonë për fëmijë, për të cilën jemi mirënjohës. Pikëpamjet që ajo shpreh janë të vetat dhe nuk ndahen ose miratohen nga UNICEF”, thuhet në postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm