Moderatorja e njohur kosovare, Liberta Spahiu, sot gjatë ditës bëri lëmsh rrjetin.
Ajo ka postuar një fotografi në Instagram duke treguar gishtin që mban një unazë diamanti.
“Sigurisht që thash po”, ka shkruar ajo mbi foto.
Megjithatë “po”-ja nuk i drejtohet një personi specifik por unazave.
Përmes një tjetër postimi Liberta është shprehur:
“I thashë po diamantëve. Nuk e kisha pas ditë që aq në hall jeni për me më pa me unazë në gisht. Sot e kuptova. E di që një pjese prej juve i është bërë qejfit e të tjerëve iu ka ‘lidhë’ në fyt mirëpo tema nuk është sot fejesa ime mirëpo këto unaza fantastike nga La Maison Du Diamant D’Yaman“.
Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë direkt faqen ose Nia Kastratin.
Kujtojmë se prezantuesja prej kohësh nuk ka komentuar edhe aq për jetën e saj personale, megjithatë shpesh me ndjekësit e saj në Instagram, flet dhe thotë se është beqare.