U tha se ishin të lidhur, Selena Gomez tregon se çfarë i përshpëriti Bill Murray në Kanë

By

Misteri i përshpërimës në Kanë më në fund është zgjidhur.

Në muajin maj, fotografitë ku shihet Bill Murray duke i përshpëritur Selena Gomezit diçka në vesh në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë gjatë promovimit të filmit të tyre “The Dead Don’t Die” u bënë virale.

Qysh atëherë, shumë njerëz kanë qenë shumë kureshtar të dinë se çfarë po i tregonte Murray Gomezit.

Ylli i muzikës pop ka shuar kureshtjen e të gjithëve duke treguar për këtë bisedë ‘sekrete’ në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.

“Ai po thoshte disa gjëra të kota. Ai thoshte që do të donte të mbështetej dhe do të thoshte ‘Dukesh mrekullueshëm sonte’. Më pas ai do të donte të fliste shumë seriozisht dhe do të thoshte ‘Prej nga je?’”.

“Unë thjesht po rrija aty dhe po përpiqesha ta mbaja ekulibrin. Ishte në rregull. Ai ishte gjithmonë kështu, madje në konferencat për media ai më godiste me gjëra të ndryshme. Bill është shumë argëtues – është si një fëmijë i rritur”, ka thënë ajo për Jimmy Fallon.

Në ndërkohë, edhe Bill Murray pas paraqitjes së tij në tapetin e kuq, është pyetur se çfarë i ka thënë në vesh koleges së tij Selena Gomez.

“Nuk e mbaj mend se çfarë i kam thënë. Po përpiqesha që t’ia lehtësoja situatën. Më pëlqen vërtetë ajo. Selena Gomez është jashtëzakonisht e mençur. Ajo është shumë e dashur dhe natyrale”, ka thënë ai për Vanity Fair.

Qysh prej kur janë takuar, Murray ka folur vazhdimisht fjalë të mira për Gomez.

Ai madje ka thënë për revistën “People” se ai do të donte që nëna e tij ta takonte atë.

“Nëse nëna ime do të ishte akoma gjallë, do të doja që ta takonte. Nënë, do të doja që ta takoje Selenën”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm