Saktësisht mëngjesin e parë pas eliminimit të Kader nga shtëpia më e famshme, dy ish-banoret e larguara paraprakisht, Vesa dhe Alba e nisën ditën së bashku.
Në një prej restoranteve të kryeqytetit, ato hëngrën mëngjes turk nën mbishkrimin ‘gunaydin’.
Kaq ka mjaftuar që në rrjete sociale kjo pjesë të komentohet me të madhe nga ndjekësit.
Në platformën X shumë i kanë kritikuar vajzat për këtë që është marrë si kunj për të larguarën e fundit.
Pas kritikave, Vesa është detyruar të reagojë.
Një një postim të paqartë e vështirë të kuptueshëm ajo është shprehur:
‘Nuk pe kuptoj kur e muret ket Information qe kum qit story per alben. u kon per dikon qe my Gang e bon hate’.
Nuk pe kuptoj kur e muret ket Information qe kum qit story per alben😂 u kon per dikon qe my Gang e bon hate😂 #bbvipks2
— Vesa (@VesaVllasaliu) January 23, 2024
Pak minuta më parë, Vesa është artikuluar më mirë duke mohuar që postimi ka qenë për Kaderin.
Ishte apo nuk ishte ‘diss’? Vlerësojeni vetë! /Prive.al
Per ndryshe
Nuk u kon per Kaderin
Por Günaydin SEPET MADO! mado esht ni Restaurant e 🇹🇷 qe hajsha une perdit kur kom JETU ne stambol. Kshtu qe mos folni palidhje 😂 #bbvipks2— Vesa (@VesaVllasaliu) January 23, 2024