Kohë më parë, u shkrua në portale e në mediat rozë se këngëtarja Adelina Ismaili nuk dëshiron që të këndojë më, sepse nuk e ndjen më këngën.
Mirëpo po del se një deklaratë e saja qenka keqkuptuar.
Këngëtarja Ismaili, si e ftuar speciale në natën finale të Festivalit të Radiotelevizionit Shqiptar, tha se një gjë të tillë nuk e kishte menduar asnjëherë, por ajo që kishte në mendje Adelina, ishte se nuk do këndonte në klubet kosovare, që sipas saj ka shumë në Kosovë.
Adelina, ka performuar në edicionin e 56-të të RTSH-së, ku edhe u përgjigj në disa prej pyetjeve të Adi Krastës, ku ndër të tjerash tha se ftesa për pjesëmarrje në këtë festival, ia realizoi asaj një ëndërr. /Prive.al
https://www.youtube.com/watch?v=QdtQ1UBZ3M8