Nëse nuk e keni lexuar më parë raportimin e Prive, ndoshta duhet t’ua bëjmë me dije se këngëtarja Dhurata Dora është këngëtarja më e kërkuar për koncerte gjatë kësaj vere.
Në mesin e të gjithë artistëve, Dora ka më së shumti rezervime për mbrëmje muzikore në Kosovë e Diasporë.
Megjithatë, ndonëse është shumë e kërkuar në një koncert nuk arriti të shkonte dot.
Bëhet fjalë për koncertin në Mitrovicë, ku këngëtarja nuk ishte prezente për të kënduar, meqë u përball me disa telashe rrugës.
“Mitrovicë e dashur, kërkoj falje nga Zemra që nuk isha sonte e pranishme në koncert. Për shkak të pengesave në rrugë nuk kemi mundur të arrijmë në kohë. Shihemi shumë shpejtë”, ka shkruar këngëtarja, duke mos e theksuar se për çfarë pengesa bëhet fjalë. /Prive.al