Dy këngëtarët Eni Koci dhe Genc Prelvukaj, kanë më shumë se dy vjet të lidhur dhe vetëm tani kanë marrë zemër ta bëjnë publike lidhjen e tyre.
Por dyshja kur treguan, bënë publike edhe fejesën e edhe pushimet ekzotike në Tajlandë.
Të ftuar në emisionin Xing me Ermalin, ata të dy kanë zbuluar plot gjëra për njëri tjetrin e madje dhe faktin se pse e kanë mbajtur sekret romancën.
“Është interesante se njerëzit kishin aq kuriozitet. Ne pa e ditur vet a ishim apo jo, e dinin të tjerët. Edhe ne nga njerëzit e morëm vesh”, ka treguar Eni, e cila e bëri të qartë se ata s’ishin të gatshëm ta bënin publike lidhjen. /Prive.al