Më të veçantë se kaq, 105 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, kryebashkiaku i Tiranës s’mund ta bënte.
Erion Veliaj, me 28 Nëntor të këtij viti, për të mbajtur një koncert të madh për festën kombëtare, ftoi këngëtaren me famë botërore Emeli Sande.
Në koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, Emeli këndoi disa nga këngët e saj më të njohura, si “My kind of Love” “Hurts”, “Read all about it”.
Profili i Veliajt në Facebook, është mbushur nga video nga mbrëmja e djeshme, ku Sande ndezi atmosferën me interpretimet e saj. Por nuk e ka lënë vetëm me kaq.
Para se të fillonte koncerit, në zyrën e Veliajt, gjatë takimit të dyshes, ajo ka bërë edhe shqiponjën me duart e saj, duke e dëshmuar se e di mirë se cilët janë shqiptarët dhe çka i simbolizon ata. /Prive.al