Ka disa muaj që Elvana Gjata nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale. Fotografia e fundit e saj në Instagram është ngarkuar më 20 qershor.
Por, ajo më në fund u lajmërua…nga deti.
Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj një video teksa noton nën thellësinë e detit.
“Po marrë frymë nën ujë”, ka shkruar ajo.
Sa I përket muzikës, Elvana ka qëndruar e heshtur gjatë gjithë verës duke lënë të kuptohet se ditët e nxehta do të kalojnë pa një këngë nga ajo…po ku i dihet, mbase edhe ndryshon mendje 😛