Dita e djeshme ishte si një lloj ‘premiere’ në vete për shtatzëninë e këngëtares Tuna pasi që ajo vendosi të shfaqej për herë të parë si shtatzënë me një set fotografish profesionale.
Fotogragitë në fjalë bënë xhiro mjaft të madhe nëpër internet duke u shndërruar në trend ditor tek shqiptarët.
E tashmë kur gjithçka u zbulua Tuna vendos të ndajë edhe diçka tjetër me publikun.
Ajo përmes një postimi ditën e sotme tregoi se po merr udhëzime nga libra të ndryshëm edhe sa i përket ushqimit gjë që më parë s’është se i ka kushtuar ndoshta një vëmendje të tillë.
Duket se këngëtarja tashmë është gati për të pritur ‘dhuratën’ më të madhe të jetës së saj. /Prive.al/