Pas një lidhjeje gati tre vjeçare, siç merr vesh Prive, Tuna dhe Cozman i kanë ndarë rrugët në jetët e tyre.
Kriza në çift ka kohë që ka nisur teksa ndikimin më të madh e ka pasur arrestimi i Cozman në Shqipëri në të cilin rast ky i fundit edhe pranoi publikisht vartësinë nga substancat narkotike.
Njerëz të afërm të këngëtares e kishin këshilluar Tunën që të mendojë dy herë relacionin e saj me tashmë ish të dashurin pasi ngjarjet që kishin të bëjnë me Cozman përbënin njollë të zezë në imazhin e saj që asnjëherë nuk ishte përfolur në konutacion negativ.
Çifti ka disa ditë që është ndarë dhe më nuk ekzistojnë as fotot e përbashkëta në rrjete sociale.
Madje Cozman sot është nisur drejt Londrës rreth orës 17:00.
Mbeten të shihen në ditët në vijim reagimet e dyshes rreth këtij zhvillimi në sferën private. /Prive.al/