Tuna dhe Cozman bashkë për Halloween

By

U përfolën shumë gjatë dy muajve të fundit. U ndanë, u bashkuan, e bënë për vëmendje të publikut. Dhjetëra teori u shpërndanë në lidhje me të vërtetën e fatit të çiftit Tuna dhe Cozman.

Por dyshja nuk dha pothuajse asnjë sinjal deri te një intervistë e Tunës pak ditë më parë ku u shpreh se njerëzit bashkohen, ndahen, e bashkohen prapë.

Duket se kriza tashmë i përket së kaluarës sepse çifti ka nisur madje në planin profesional edhe turin e koncerteve.

Sonte ata do të performojnë në Zvicër, duke shënuar paraqitjen e parë publike të përbashkët që nga publikimi i lajmit të ndarjes.

Lajmin e ka bërë të ditur Cozman që përmes një postimi në Instagram ka treguar se Luzerni është vendi do këndojnë për Halloween. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm