Shquhet si njëri ndër djemtë më muskulozë të estradës dhe ka me mijëra vajza fanse vetëm për vete.
Reperi i njohur shqiptar Capital T, përveç muzikës që bën, ka bërë për vete zemrat e adhurueseve edhe me pamjen e tij, e për shumë çuna mund të jetë bërë edhe inspirim.
Kapo ka një fizik të ndërtuar krejt me muskuj, që janë rezultat i një pune goxha të madhe në palestër.
Sigurisht rolin më të madh e luan ushqimi, por Kapo edhe ushtrimet kardio e ato me pesha i ka të preferuarat.
Pavarësisht angazhimeve, atë e gjen çdo ditë në palestër e madje njërën nga këto ditë e ka ndarë me ndjekësit pasi ka bërë vrap goxha disa kilometra.
Reperi ka publikuar në Instagram një video në të cilën shfaqë rrugën e bërë në treadmill apo në trakën e vrapimit që rezulton të jetë hiç më pak se pesë kilometra, për të vazhduar edhe më tutje. /Prive.al