Trump reagon ashpër kundrejt Swift-it!

By

Kandidati për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e republikanëve ka folur sërish për qëndrimin e Taylor Swift, pasi kjo e fundit vendosi i doli publikisht në përkrahje Kamala Harris.

Gjatë një deklarate me Fox News, Trump nuk u përmbajt në vlerësimin e tij për artisten Swift, pas vendimit të kësaj të fundit.

“Mua në fakt më pëlqen më shumë Brittany Mahomes”, tha ai.

“Unë nuk kam qenë fans i Taylor Swift, ishte vetëm çështje kohe. Ajo është një person shumë liberal. Ajo duket se mbështet demokratët dhe ndoshta do të paguajë një çmim për këtë në treg”, potencoi ai.

“Më pëlqen Brittany, mendoj se Brittany është e mrekullueshme. Ajo është një fanse e madhe e MAGA-s. Ajo më pëlqen ma shumë se Swift”, përfundoi Trump.

Artikuj të ngjashëm