Dita e sotme nuk ka qenë aspak e mirë për fituesin e Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj. Një prej dy femrave më të rëndësishme në jetën e tij, siç shprehet vazhdimisht në paraqitje televizive ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për gruan e parë të babait të tij, të cilën fituesi i Big Brother e kishte cilësuar të barabartë me nënën për rolin në jetën e tij teksa në opinion njihet si gjyshja.
Historia kishte mahnitur ndjekësit e reality-show pasiqë përbënte një prej rrëfimeve më unike të dashurisë dhe respektit për ‘njerkën’ që vazhdimisht njihet në konutacion negativ.
‘Të kisha më shumë se nënë’ – ka shkruar Veseli në foton e ndarë me fansat teksa profili i tij është mbuluar nga ngjyra e zezë dhe komentet ngushëlluese nga fansat kanë vërshuar. Ngushëllimet më të sinqerta i shprehim edhe ne. / Prive.al/