Trim Jetullahu tre muaj pa të atin: “Qona e flej me kujtimet që i ke lan”

By

Në muajin mars, Trim Jetullahu përjetoi dhimbjen më të madhe që një fëmijë mund të përjetojë – ai i dha lamtumirën e fundit babait të tij.

Lajmin për vdekjen e tij e dha vetë artisti me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale. Zotëri Nazmi Jetullahu shënoi edhe 3-mujorin e ndarjes nga jeta.

Për të shprehur trishtimin dhe pikëllimin e tij, Trimi publikoi një dedikim prekës në Instagram.

“3 muaj pa ty. Qona dhe flej me kujtimet që ki lan. Pom mungon energjia pozitive e jotja. Pom mungon muhabeti me ty që e kena bo çdo ditë. Kangt që i knojshum bashkë nëpër rrugët tona spom ngohen ma. Për mu je i pazëvendësueshëm, shihemi botën tjetër Naxi jem”, shkruan Trimi në një postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm