Intervenimi gastrik dhe vizitat e shpeshta nëpër doktorë duket se i kanë hequr tërësisht frikën këngëtares Big Mama.
Me kujdes të shtuar për veten tashmë kur ka arritur linjat ideale trupore, këngëtarja po preokupohet edhe për detaje të tjera të dukjes.
Një lëkurë e trajtuar dhe me pamje të freskët tashmë me 3-shin përpara në moshë po përbën prioritet për Bigin.
Kjo e fundit i është nënshtuar së fundmi një tretmani të injektimit të plasmës, në fytyrën e saj.
Mbase në shikim të parë, një intervenim i frikshëm por me goxha rezultat për këngëtaren e cila i është bashkuar në këtë formë shumë fytyrave publike shqiptare që kanë bërë të njejtin tretman, nga Albërie Hadërgjonaj e deri tek Diana Avdiu. /Prive.al/