Travis Barker e lavdëroi të dashurën e tij, Kourtney Kardashian, që e ndihmoi të kapërcejë frikën e tij për të fluturuar pas rrëzimit të avionit të tij pothuajse fatal në vitin 2008.
“Me ty gjithçka është e mundur,” shkroi Barker në një fotografi të çiftit të publikuar në Instagram, duke u puthur para një avioni privat që i përkiste motrës më të vogël të Kourtney Kardashian, Kylie Jenner.
View this post on Instagram
“Çdo gjë dhe gjithçka me ty,” shkroi Kourtney Kardashian në koment.
Barker nuk kishte hipur në një aeroplan që nga rrëzimi vdekjeprurës ku ishte ai, që mori jetën e dy pilotëve, ndihmësit të rocker Chris Baker dhe rojes së sigurisë Charles “Che” Still.
Edhe pse Barker dhe shoku i tij, Adam “DJ AM” Goldstein, mbijetuan, ata të dy luftuan si pasojë e aksidentit. Barker, i cili pësoi djegie të shkallës së tretë në 65 përqind të trupit të tij, kaloi muaj në spital duke duruar 16 operacione, ndërsa DJ AM vdiq nga një mbidozë droge një vit pas përplasjes.
Në fillim të këtij viti, Barker foli haptas për traumat që fitoi si pasojë e aksidentit me Aeroplan: “Unë nuk mund të ecja nëpër rrugë. Nëse shihja një aeroplan në qiell, isha i mendimit se do të rrëzohej dhe thjesht nuk doja ta shihja”. /Prive.al