Vizion Plus, kanali i tretë më i madh gjeneralist në Shqipëri duket se dita-ditës po thërmohet nga konkurentët që po i marrin figurat kryesore.
Krahas Turjan Hyskos i cili me gjithë aktorët e ‘Apartamentit 2XL’ do zhvendoset në Klan, duket se Top Channel do marrë një tjetër figurë popullore.
Fjala është për prezantuesen Anila Çela, shndëruar në imazh të Vizion Plus me programet ndër vite.
Blitz.al raporton se bukuroshja do jetë prezantuesja e re e ‘Pasdite në Top Channel’ duke pasuar në këtë formë Juli Krisafin që nga lajmet befasishëm nisi këtë aventurë televizive pas largimit në mes të sezonit të Jonida Shehut.
‘Pasditja’ e Top Channel është përballur me ndërrime të shpeshta të moderatoreve dhe formatit, gjë që ka çuar drejt zbehjes së audiencës së këtij programi.
Arbana Osmani, Lira Burgija, Genta Popa, Ulpiana Lama, Kozeta Turisha, Jonida Shehu e së fundmi Juli Krisafi janë në listën e gjatë të moderatoreve të këtij programi televiziv.
Të jetë Anila zgjedhja e qëndrueshme që do i rikthejë vëmendjen dhe shkëlqimin duke konkuruar fort Rudinën? Mbetet ta shohim… /Prive.al