Tom Cruise ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në Golden Globes si pasojë e problemeve të fundit me “Hollywood Foreign Press Association”.
Cruise fitoi çmimin si aktori më i mirë për interpretimet e tij në “Jerry Maguire” në 1997 dhe “Born on the Fourth of July” në 1990 dhe çmimin e aktorit më të mirë dytësor për “Magnolia” në 2000, shkruan ABC News, transmeton Prive.
Ky vendim vjen mes polemikave rreth HFPA, organizata pas Globes, për mungesën e diversitetit, posaçërisht pa anëtarë me ngjyrë, dhe për përfitimet financiare nga disa anëtarët e saj. Sakaq, dhe NBC njoftoi të hënën se nuk do ta transmetonte evenimentin në 2022.