‘Tmerri’ nëpër të cilin kaluan Aulona dhe Fatma (VIDEO)

By

Dita e sotme për dy prezantueset e ‘Thumb’. Aulonën dhe Fatmën ka sjellë një eksperiencë që do mbahet mend gjatë.

Dyshja e njohur, shkaku i kërcimeve të forta janë bllokuar në ashensor por për shumë më gjatë nga ç’mendonin.

Ato kanë mbetur të bllokuara në kabinë për rreth dy orë të plota dhe gjithçka është ‘përcjellur’ përmes postimeve në rrjete sociale ku Aulona dhe Fatma, për të kaluar kohën e kanë marrë ngjarjen me shumë sportivitet dhe doza humori.

Prezantueset kanë tërhequr paralele me këngën e re të Ledri Vulës duke u ndjerë të ‘harruara’ nga ekipi i servisimit të ashensorit, që kanë intervenuar me shumë vonesë.

Më poshtë, video të shkrepura nga Aulona dhe Fatma përgjatë dy orëve të ‘tmerrit’ me shpresë që kjo përvojë të jetë mësim mbi një sjellje më të kujdesshme në ashensor herave të tjera /Prive.al

Artikuj të ngjashëm