Tregu ndërkombëtar dalëngadal po mbushet me artistë shqiptarë të cilët falë talentit dhe punës së madhe kanë arritur tashmë ta zënë një vend mjaft të merituar në mesin e më të mirëve.
Rita Ora ishte e para shqiptare e cila theu akullin sa i përket kësaj çështjeje teksa rrugën nisur prej saj e vazhduan denjësisht Bebe Rexha, Dua Lipa, e së fundmi edhe Era Istrefi.
Por, gjinia femërore nuk do të jetë e vetmja e cila do t’i përfaqësojë shqiptarët nëpër botë.
Kjo pasi edhe reperi i njohur nga Ferizaji, 2TON, po planifikon një depërtim drejt skënës ndërkombëtare.
Se çka, si dhe me kë do të nisë këtë rrugëtim reperi e kuptoni më gjërësisht në storien e mëposhtme të përgatitur nga gazetarja Maki Bajrami. /Prive.al/