“TikTok” bie nga froni, cili aplikacion u shkarkua më shumë?

By

TikTok u shpall para pak muajsh si aplikacioni më i shkarkuar i iPhone. Ky aplikacion u zgjerua sidomos gjatë
pandemisë së koronavirusit, duke u bërë një nga “burimet” e argëtimit për shumë njerëz.

Por, sipas të dhënave të kompanisë analitike Sensor Tower, në periudhën nga 1 prilli deri më 30 maj, vendi i
aplikacionit më të njohur u fitua nga Zoom, një aplikacion video-konferencash.

Zoom është shkarkuar 94 milionë herë, ndërsa TikTok ka 71 milionë shkarkime.

Analistët tregojnë se ky sukses është i jashtëzakonshëm sepse është e rrallë që aplikacione të tilla “serioze”
të tejkalojnë më shumë se 50 milionë shkarkime. Zakonisht, numra të tillë mbresëlënës rezervohen për video-lojëra ose rrjete sociale.

Nëse shkarkimet nga të dy dyqanet App Store dhe Google Play Store janë të kombinuara, atëherë shohim që
Zoom, TikTok dhe video loja Pokemon GO i përkasin klubit elitar të aplikacioneve që tejkaluan më shumë se
300 milionë shkarkime.

Artikuj të ngjashëm