Ndër vite, talentët shqiptarë nga Kosova kanë pasur një adresë – Shqipërinë për të shprehur kapacitetin e tyre në tentim të promovimit si artistë.
Por, një situatë e tillë shumë shpejt do t’i përkas të kaluarës.
Klan Kosova po planifikon një format të veçantë, ndryshe nga formulat që i kemi parë deri sot që do shërbejë si dritare për përkrahjen e talentëve të rinj.
‘Ti je yll’ është emri i projektit që pas disa muajsh pritet të marrë jetë në ekranin më të dashur të kosovarëve.
Pak nga ky projekt, për herë të parë u zbulua mbrëmë në pjesën e parë të emisionit NIN ku u diskutua mes tjerash me kompozitorin Florent Boshnjaku, kënëgtaren Flaka Krelani dhe Xuxin edhe për nevojën e spektakleve të këtij formati që kanë munguar në Kosovë.
E veçanta e ‘Ti je yll’ do jetë fakti se këngët në repertor do jenë vetëm në gjuhën shqipe, duke ‘përmbysur’ traditën e eklipsimit të këngëve shqip në këto lloj të spektakleve.
Ndryshe, detajet mbi audicionet do të bëhen të ditura pas disa javësh kur edhe zyrtarisht do bëhet e ditur përbërja e sipërmarrjes së re të Klan Kosovës. /Prive.al/