Gruaja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, moderatorja e famshme kosovare Anita Haradinaj, ka rezervuar një hapësirë të posaçme në Instagramin e saj, për ta uruar bashkëshortin në 51 vjetorin e tij të lindjes.
Haradinaj e cila ka 16-të vjet e martuar me ish komandantin e UCK-së, Ramush Haradinajn, tani udhëheqës i ekzekutivit kosovar, si rrallë herë, është treguar romantike dhe emocionale në një dedikim për burrin e saj.
Meqenëse të jesh kryeministër është një punë që ta konsumon tërë kohën, e pakta mbetet nganjëherë të kalohet me familje, megjithatë kur vendi thërret, është prioritet.
“Ti sot po i bon veq 51 vjet e me mu ne martese po i bojm veq 16, shume muj e shume kom per t’thon, por shkon gjate ky muhabet, prandaj nuk po e zgjas e po e permbledh, qe pavarsisht qe shume po me mungon e besa edhe shpesh merzitem qe s’po t’shoh vazhdon te jesh burri me ideal qe ekziston! Te dua Ramush Haradinaj Gezuar per jete!!! (Vazhdoj me mendu qe jom dhurata me e mire qe ke mujt me marr najhere per ditelindje😜)”, ka thënë Anita, duke shtuar edhe ca doza humori në urimin e saj. /Prive.al