“The Voice of Albania” prezanton edhe asistentët e trajnerëve! (FOTO)

By

Spektakli për zbulimin e talentëve të rinjë në këndim “The Voice of Albania” kohë më parë ka filluar me përgatitjet e spektaklit i cili pritet të fillojë në muajin janar.

Pas zbulimit të 4 trajnerëve kryesorë që ishin Alban Skenderaj, Rona Nishliu, Xuxi e Besa Kokëdhima ata kanë vendosur të mos mbajnë më sekret as ndihmësit e tyre.

Kamela Islamaj, Gent Myftaraj, Eugent Bushpepa e Merald Kademi i cili bashkë me Kamelën për herë të gjashtë rradhazi bëhen pjesë e spektaklit në fjalë.

Tashmë kur gjithçka është gati presim vetëm që të vijë dita finale për nisjen e tij duke mbetur me shpresë se edhe këtë herë do dalin artistë që më vonë do të pushtojnë skenën tonë me talentin e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm