Shumë thashetheme kanë përcjellur situatën në Top Channel.
Thuhet se me ardhjen e Ben Blushit janë trazuar ujërat duke bërë që për një pjesë të figurave të Topit të ketë probleme dhe keqkuptime me Drejtorin e ri.
Një gjë e tillë u përfol edhe për Ledion Liçon.
Në mediat online qarkulluan një varg spekulimesh,përfshirë biseda të pakonfirmuara ku flitet për largimin e Ledionit nga Top Channel dhe mbylljen e ‘The Voice’ në mungesë fondesh.
Sidoqoftë, një pjesë e stafit mund të jetë larguar por ‘The Voice Kids’ do të vazhdojë.
Ka qenë faqja e spektaklit që ka konfirmuar se sezoni i tretë me fëmijët starton në pak muaj në ekranin e Top Channel.
Ndryshe, përflitet se drejt largimit është edhe Luana Vjollca, por një gjë e tillë s’mund të thuhet akoma me siguri. /Prive.al