Media prestigjioze The Guardian i ka bërë një përshkrim të jashtëzakonshëm ndeshjes të Zvicrës kundër Serbisë dhe momenteve pivotale të Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, njofton Klan Kosova.
Guardian shkruan se Xhaka e Shaqiri nuk po luanin vetëm kundër disa kundërshtarëve në fushë – por për diçka shumë më të madhe.
“Nga të gjithë njerëzit, duhet të ishin ata. Në minutën e fundit Xherdan Shaqiri po vraponte, serbët po e ndiqnin, por s’po mund ta zinin dhe në fund ai lëshoi topin lehtë nën këmbët e portierit Vladimir Stojkoviq”.
“Ishte goli që mposhti Serbinë dhe e vuri në një pozicion shumë të mirë Zvicrën për të vazhduar tutje në raundin tjetër, por ishte edhe shumë më shumë se kaq”.
“Ai u kthye duke bërtitur, hoqi fanellën, tregoi muskujt dhe festoi duke bërë shqiponjën dykrenore, si rikrijim i flamurit shqiptar. Krah tij, Granit Xhaka, bëri të njëjtën – për të dytën herë tashmë”.
“Xhaka shënoi golin e barazimit, gjuajtje nga 30 metra, kurse Shaqiri golin e fitores. Dy kosovarë, dy golashënues, në një stadium ku rusë e serbë ishin mbledhur së bashku, duke përkrahur ekipin që Shaqiri e Xhaka nuk e shihnin veç si kundërshtarë në fushë”.
“Shaqiri ka edhe flamurin e Kosovës të stampuar në atletet e tij. Babai i Xhakës ishte i burgosur dhe i rrahur në ish Jugosllavi sepse angazhohej për pavarësinë e Kosovës, ndërsa vëllai i Grantit, Taulanti luan për Shqipërinë”.
“Bashkë me Valon Behramin, ata fishkëlleheshin nga turma që bërtiste “Serbia – Rusia, Serbia – Rusia”, bashkë me një baner që thoshte se dy vendet janë të vëllazëruara”. /Klankosova.tv