Rihana i ka pritur me shumë humor thashethemet pas paraqitjes në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy se ajo është shtatzënë. Por kemi një lajm edhe më ekskluziv se ky!
Ajo nuk do të bëhet nënë së shpejti.
Edhepse ajo bëri bujë me performancën dhe paraqitjen fizike mjaft të bëshme, krejt kjo mori tjetër konotacion. U tha nga fansat e saj se 29 vjeçarja është shtatzënë dhe se fustani i saj i ngushtë, e tregonte barkun e fryrë.
“Në këto raste, e tëra që mund të bëjë Rihanna është të qesh pak me thashethemet rreth shtatzënisë, dhe t’i injorojë ato. Ajo nuk është shtatzënë dhe s’po përpiqet të bëjë fëmijë”, ka thënë një burim afër këngëtares, për revistën amerikane Hollyëoodlife.com.
Rihanna është shumë e lumtur me kilogramët që ka dhe i dashuri i saj i pëlqen format e këngëtares ka thënë po ashtu ky burim. /Prive.al