Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka dekoruar të Premten këngëtaren Era Istrefi me Medalje të Artë.
Kjo medalje iu jepet personave që kanë kontribuuar për shtetin në forma të ndryshme, e këngëtarja u bë pronare e saj pasi u bë këngëtarja e parë kosovare që ka një sukses ndërkombëtar.
Era Istrafi ishte vajza e parë shqiptare që këndoi himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, dhe me të përfunduar kampionati ajo u dekorua.
Por s’ishte vetëm Thaçi ai që e priti Erën me një dhuratë.
Siç tregon këngëtarja në Instagram, ajo i solli atij një top futbolli të firmosur nga i madhi Will Smith, Nicky Jam dhe legjenda e futbollit Ronaldinho.
“Ia dhashë presidentit topin e Kubës Botërore të nënshkruar nga unë, Will Smith, Nicky Jam dhe Ronaldinho”, ka shkruar Era në Instagram, ku po ashtu shprehet falënderuese që Kosova po i jep përkrahje. /Prive.al