Ajo tashmë ka gjithçka në jetë, dashurinë dhe dy vajza tejet të dashura për të cilat eshtë një nënë fantastike dhe shumë e përkushtuar.
Ndonëse angazhimet e saja janë shumë të mëdha, të bijat nuk i lë anash as për një moment.
Aktorja kosovare Teuta Krasniqi, madje zgjedhë krahët e vajzës së madhe Tarës, si vendin e preferuar të botës për të.
Krasniqi ka publikuar një fotografi e përqafuar me Tarën, me një përshkrim që tregon më së miri dashurinë e një nëne për vajzën.
“Bashkë, është vendi i preferuar për të qenë”, ka shkruar Teuta. /Prive.al