Këngëtarja Teuta Kurti këtë vit shënon pjesëmarrjen e dytë në festival. Pas atij në Top Fest ajo ka zgjedhur Festivalin e Këngës që në rast fitoreje i jep biletën e përfaqësimit të Shqipërisë në EuroSong 2016.
Ky projekt do ketë temë dashurinë e punuar në tekst dhe muzikë nga Sokol Marsi, i njëjti që realizoi tekstin në shqip të Elhaida Danit.
Kënga do të jetë një miks mes ritmikes dhe baladës ku do të vihet më pah edhe vokali që ka Teuta./Prive.al