Aktorja Teuta Krasniqi mbase mund të ketë shumë njerëz të dashur që i rrijnë pranë, megjithatë ata më të afërmit i ka të selektuar.
Të gjithë ne e kujtojmë dualizmin dhe ironitë që kishin për njëri-tjetrin në serialin shumë të pëlqyer “Kafeneja Jonë” por mbase nuk na ka shkuar mendja që Saranda dhe Orhani janë shokë të ngushtë në jetën e tyre reale.
Është Teuta Krasniqi ajo që e ka konfirmuar sot këtë gjë, ajo ka publikuar një imazh të përbashkët me aktorin Fatmir Spahiu me mbishkrimin “ Përgjithmonë shokë të ngushtë”
Edhe Fatmir Spahi si duket është pajtuar me këtë gjë pasi që të njëjtin immazh ka bartur edhe ai në llogarinë e tij në instagram.
Data e fotos mund ta ketë hutuar shumë kë pasiqë është 2011, megjithatë Teuta është ajo që ka reaguar duke thënë që fotografia është bërë sot.
Mbase kjo fotografi është bërë gjatë xhirimeve të serialit “Kafeneja Jonë” i cili pritet të rinisë së shpejti.