Jo rrallë herë, Teuta zgjedh fjalët më të bukura për më të dashurit e saj.
Mënyra si shprehet bën që këto dedikime të jenë shumë të veçanta dhe të ndjera.
Edhe për ditëlindjen e të atit nuk kishte si të ishte ndryshe – me anë të një postimi në Instagram ajo i uron ditëlindjen babait të saj duke shkruar:
“Veç mendimi ne ty, ma qetëson shpirtin, edhe sikur ti kem problemet e krejt dynjasë, veç mendimi qe kam mundësi mi diskutu me ty, ma lehtëson barrën, veç një fjale e jotja din me ma qetesu edhe gjendjen me te trazume qe mundem me pas… një moment i yti krenarie me mua, me bën qe te kem kërkesa me te mëdha nga vetja qe te jem njeri me i mire, ne mënyre qe te arrij bile një përqindje te vogël te vlerave njerëzore qe ti i posedon. Faleminderit qe je babi me i mire dhe i dashur ne bote, por mbi te gjitha faleminderit qe je shoku me i besueshëm dhe me i vlefshëm për mua. Urime ditëlindja, paç shëndet, dashuri dhe mbarësi gjithmonë, bashke me familjen për te cilën aq shume ke dhënë nga vetja. Zoti te bekoftë e ne te paçim gjithmonë. Te duam shume.” /Prive.al