Teuta e Adonisi e organizojnë festën e Tarës, Blero nuk është i ftuar

By

Gjithçka është gati për befasinë dhe festën e ditëlindjes së Tarës, vajzës së këngëtarit Blerim Muharremit dhe aktores së famshme Teuta Krasniqi.

Dyshja e njohur, tashmë të divorcuar, janë shquar për raport të mirë edhe pas ndarjes, mirëpo duket se tani mes tyre ka një krisje marrëdhëniesh.

Siç merr vesh Prive, në festën e ditëlindjes së Tarës, që është organizuar nga Krasniqi dhe bashkëshorti i saj aktual, Blero nuk është ftuar fare.

Përndryshe, ambientin festiv për Tarën e ka rregulluar kompania numër një e dekoreve në vend, Grand Dekor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm